Memaliaj, hajdutët i bëjnë gjëmën, i vjedhin 100 milionë lekë në banesë

Memaliaj, hajdutët i bëjnë gjëmën, i vjedhin 100 milionë lekë në banesë

105
0
Shares

Një vjedhje e bujshme ka ndodhur në qytetin dikur i quajtur i minatorëve, Memaliaj. Mësohet se në banesën e shtetasit Anesti K. janë vjedhur një shumë e madhe parash.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 22:00 por vetëm sot Policia e Tepelenës ka dhënë informacione.
Sipas burimeve, autorët kanë arritur të hyjnë në banesë përmes derës kryesore dhe më pas kanë marrë rreth 55 milionë lekë të vjetra dhe 35 mijë euro, në total 100 milionë lekë.
Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj vjedhje të bujshme që për më tepër ndodh në një qytet të vogël. Policia ka nisur hetimet por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY