FOTO/ “Albanian Green Energy Forum” në Londër, sukses i radhës i Dhomës...

FOTO/ “Albanian Green Energy Forum” në Londër, sukses i radhës i Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Britani

70
0
Shares

Forumi i investitorëve britanike ne Londër i quajtur: “Energjia e rinovueshme në Shqipëri, perspektivat e saj” wshtw një sukses i radhës i bashkëpunimit të ngushtë Dhoma e Tregtisë Shqipëri Britani, Ambasada ne Londër dhe kompania e njohur Shekspir-Martinau. 
Në datën 27 prill 2017 Dhomën Shqiptaro-Britanike të Tregtisë dhe Industrisë, ambasada e RSH në Londër,  me mbështetjen e Lord Watson of Richmond CBE, si dhe të një sërë kompanish prestigjioze britanike në Mbretërinë e Bashkuar, organizuan “Albanian Green Energy Forum”. Ndër panelistët kryesorë ishte Gëzim Musabelliu–Zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe përfaqësues analistë të kompanive eksperte në fushën e energjetikës, të studiove të ndryshme ligjore, që operojnë si në Shqipëri, ashtu edhe në MB, por jo vetëm.
Qëllimi i Forumit ishte njohja me realitetin dhe mundësitë e shumta, që aktualisht Shqipëria ofron për bashkëpunim dhe investime në fushën e energjetikës, veçanërisht në sektorin e ashtuquajtur të energjisë së rinovueshme (green energy). Pjesëmarrës në Forum ishin një sërë kompanish prestigjioze britanike, por edhe përfaqësues të biznesit nga diaspora në Britaninë e Madhe, të interesuar për bashkëpunimin në këtë fushë. 
Në fjalën e tij, Ambasadori Qirko prezantoi objektivin e qeverisë shqiptare për tërheqjen e sa më shumë investimeve në fushën e energjetikës, veçanërisht në atë të rinovueshme, me qëllim rritjen e kapacitetit të prodhimit të brendshëm të energjisë, luajtjen e rolit kyç në krijimin e një ambienti stimulues për investimet në strukturat e energjisë, në kapacitetet e reja prodhuese. Duke qenë se Shqipëria posedon burime të rëndësishme të potencialit të energjisë së rinovueshme si: burimet hidrike, era, energjia diellore,etj, përmirësimi i kuadrit ligjor mbi sistemin energjitik në përputhje me legjislacionin e BE-së, por nisur edhe nga fakti se ‘green energy’ është një fushë relativisht e re në sistemin energjetik shqiptar, Ambasadori ftoi kompanitë britanike dhe shqiptare të konsiderojnë mundësitë e investimit dhe bashkëpunimit të tyre në këtë aspekt. Lord Watson, si një njohës i mirë dhe dashamirës i Shqipërisë, theksoi se ajo ofron mundësi të mrekullueshme investimi, dhe se pavarësisht pozitës periferike gjeografike në Evropë, krejt e kundërta mund të pohohet për sa i përket kapaciteteve dhe ambientit favorizues që ajo posedon.
Ndërsa kryetari i Dhomës Shqiptaro-Britanikë të Tregtisë dhe Industrisë z. Zenel Hoxha konsideroi me rëndësi organizimin e forumeve të tilla informuese, me qëllim njohjen e kapaciteteve dhe terrenit të favorshëm të investimit në Shqipëri këtë aspekt.  Ndërsa Zëvendësministri Musabelliu, paraqiti një panoramë të detajuar të kushteve optimale të zhvillimit të sektorit të energjisë në vend, masat e marra, përmirësimi i kuadrit ligjor, në funksion të sfidës për promovimin e energjisë së rinovueshme si një burim energjie në përputhje me standardet e ruajtjes së sistemit ekologjik.
konferenca londer1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY