Durrës, grinden bashkëmoshatarët, thikë pas shpine 19-vjeçarit

Durrës, grinden bashkëmoshatarët, thikë pas shpine 19-vjeçarit

46
0
Shares

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda  në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e J. B., 19 vjeç, banues në Durrës.
Policia sqaron se J. B., dje rreth orës 09:30, në lagjen Nr. 18, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta, ka goditur me thikë në pjesën e shpinës,shtetasin D. S., 19 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje”dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” nenet 88/1 dhe 279  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY