Brad Pitt flet “pa dorashka”: Unë jam shkaktari i gjithçkaje

Brad Pitt flet “pa dorashka”: Unë jam shkaktari i gjithçkaje

106
0
Shares

Brad Pitt ka folur për herë të parë pas ndarjes me Angelia Jolie.
Mesa duket aktori fajëson veten për ngjarjet që çuan në divorc.
Ylli i Hollywood është shfaqur në revistën GQ Style dhe ka folur për çdo gjë në lidhje e jetën e tij duke filluar që nga fëmijëria dhe ka pranuar se ka përdorur drogë dhe alkool. Babai i gjashtë fëmijëve tha se po merr ndihmë për shëndetin mendor që pas paraqitjes së kërkesës për divorc në gusht të vitit 2016 duke pohuar se ishte ai shkaktari i gjendjes.
“Shpesh them gjëra të gabuara, shpesh në vendin dhe kohën e gabuar… Po përpiqem që të përmirësohem. Unë me të vërtetë po përqiem që të bëhem më mirë,”-tha ai.
Brad e përmendi vetëm një herë Angelinën në intervistë, dhe tha se roli i tij si baba ka ndryshuar tani që fëmijët e tyre nuk janë me të gjatë gjithë kohës.
“Fëmijët janë kaq delikatë. Ata përvetësojnë gjithçka. Ata kanë nevojë që dikush tua mbajë dorën dhe ti shpjegojnë gjërat. Ato kanë nevojë të dëgjohen gjithashtu.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY