“ABI Bank’ dhe Linda Rama, lidhja e deklaratave të Gabriel me një...

“ABI Bank’ dhe Linda Rama, lidhja e deklaratave të Gabriel me një ish-aktore shqiptare?”

705
0
Shares

Deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman në Tiranë Sigmar Gabriel ishin shumë të ngjashme me ato që bën Kryeministri Edi Rama cdo ditë kundër protestës së opozitës.

Debati në Tiranë rreth qëndrimit të diplomatit të lartë gjerman nxiti edhe radion Dojçe Vele, të kërkonte shpjegime nga ministria e Jashtme të Gjermanisë, nëse deklaratat e tij ishin shtetërore apo private.

Por ditë pas kësaj vizite janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me vizitën e Gabriel në Tiranë,shkruan syri.net.

Ministri gjerman në Tiranë mësohet se ishte i shoqëruar në Tiranë nga bashkëshorti i ish-aktores shqiptare Ema Ndoja. Kjo e fundit është e martuar me ish-politikanin gjerman Rezzo Schlauch i cili është edhe anëtar i bordit të Abi-Bank në Tiranë dhe një lobist i fuqishëm në politikën gjermane për Edi Ramën. Ema Ndoja, njihet edhe si ish e dashura e Edi Ramës, ka renditur te dhenat e veta syri.net.

Nga ana tjetër, Rezzo Schlauch si ish-politikan me lidhje të forta në Berlin, ai mësohet se bën lobingun më të fortë për Ramën në Berlin. Ai sot është në bordin e ABI-Bank bashkë me Linda Ramën.

Emrin e Schlauch e ka përmendur në deklaratat e tij edhe Lulzim Basha duke e akuzuar atë se me paratë e pastruara nga banka e gruas së kryeministrit po lobohet e ndikohet qëndrimi në Berlin në lidhje me protestën e opozitës në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY