Një tjetër denoncim, me video vjen nga Gramshi, për marrjen e nxënëseve të gjimnazit me forcë, për të mbushur sheshin e mitingut të kryeministrit Edi Rama në Elbasan.
Videon e “gjimnazistit dixhital, e bën publike ish-kryeministri Sali Berisha.
Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Ne pranveren e braktisjes se madhe, nga Gramshi ne Elbasan ne takim me detyrim me Edvin Kristaq Ramen!
Te dashur miq, gjimnazistet e Gramshit lane sot mesimin dhe mbushin me detyrim kater autobuza per te degjuar ne Elbasan mashtrimet e reja, me te cilat Nastradin Rama, njeriu qe trefishoi tarifat e universiteteve, zevendeson mashtrimet e tij te vjetra.
Ai ne takim deklaron se shume kemi bere por kemi dhe shume per te bere, cka do te thote shume kemi mashtruar por kemi edhe me shume per te genjyer!
Me poshte keni mesazhin dhe videon e gjimnazistit dixhital. sb
“Doktor Dua të njoftoj se sot në Gramsh kane lene mesimin dhe janë nisur me detyrim 4 autobuza me nxënësit e klasave të 10, 11 dhe 12 në takimin që do të bëhet sot në Elbasan me Edi Ramën po ju nise dhe videon.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/