Rama nga Elbasani në Tiranë, dy kushte për opozitën

Rama nga Elbasani në Tiranë, dy kushte për opozitën

55
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk pranon që të takohet ditën e nesërme me Lulzim Bashën në tryezën e thirrur nga Presidenti Bujar Nishani për të zgjidhur krizën politike.
Sipas medieve pranë qeverisë, Kryeministrin kërkon që takimi trepalësh Nishani – Rama – Basha të zhvillohet sonte pasi sipas tij nesër fillon fushata elektorale.
“Opozita të vijë sot në negociata. Gjejmë sonte ose nesër unë dal në fushatë”, është shprehur Edi Rama.
Ndërkohë, më herët, nga takimi me të rinjtë sot në Elbasan, Rama kishte artikuluar një tjetër kusht për opozitën, sipas të cilit PD duhet të shkojë në Parlamentet do të votojë Vetting-un për t’u futur në zgjedhje.
“Ata duhet të kthehen në rrugën që humbën për zgjedhjet në 18 qershor. Por që të hyjë në zgjedhje, në radhë të parë duhet të shkojnë në Kuvend, të votojnë Veting-un. Po duan Veting-un, i mirëpresim që të shkojmë në 18 qershor. Erdhën, nuk erdhën ata, është detyra jonë dhe e gjithsecilit prej nesh që të mirëpresë çdokënd që do të vijë me ne”, u shpreh Rama sot nga Elbasani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY