Pse u vu tritoli në makinë Smart

Pse u vu tritoli në makinë Smart

76
0
Shares

Zbulohen detaje të reja që lidhen me shpërthimin mbrëmë të një makine parkuar pranë prokurorisë. Pas dëshmisë së pronares së mjetit mund të arrihet në pëfundimin se shpërthimi nuk ishte një paralajmërim i mundshëm apo kërcënim për Prokurorinë.

Makina ku ishte vendosur eksplozivi është në pronësi të shtetases Bruneta A., e cila banon shumë pranë vendit ku kishte parkuar mjetin, rreth një orë e gjysmë para se të ndodhte shpërthimi.

Gruaja e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar. Ajo është nënë e një djali i cili jeton në Angli, ndërsa e pyetur në polici ka rrëfyer se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që ka pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit.

Ndërkaq ekspertë kriminalistë dhe oficerë të Krimeve të Rënda kanë nisur veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, ku janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së disa bizneseve private rreth zonës ku ishte parkuar makina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY