Mbledhja e grupit parlamentar të PD, videokonferencë me drejtues të PPE

Mbledhja e grupit parlamentar të PD, videokonferencë me drejtues të PPE

70
0
Shares

Ftesa e Presidentit të Republikës për dialog mbërriti ndërkohë që në Partinë Demokratike u njoftua një mbledhje urgjente e grupit parlamentar në orën 18.30. Në njoftim thuhet se pjesëmarrja e deputetëve është e detyrueshme.
Ndërkohë, që prej natës së mbrëmshme është folur për mundësinë e një videokonference të zyrtarëve të lartë të PPE me grupin parlamentar dhe tashmë që ai po thirret, pritet për t’u parë nëse kjo do të ndodhë. Koalicioni opozitar nuk është regjistruar në KQZ. Ky i fundit ka deklaruar 3 Majin si afat për regjistrim dhe dorëzim të listave të kandidatëve për deputetë.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar në mënyrë sisitematike se opozita nuk tërhiqet para asnjë oferte, që nuk çon tek qeveri teknike për zgjedhje të lira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY