HISTORIA/ Roja lë peng në bank hotelin ku punonte, merr 300 mijë...

HISTORIA/ Roja lë peng në bank hotelin ku punonte, merr 300 mijë euro kredi me dokumente false

222
0
Shares

Sokol Sylisufaj, pronar i një hoteli, më 23 Dhjetor 2016 mëson se objekti i tij ishte vënë kolateral, për një kredi 300 mijë euro. Pasi interesohet për këtë problem, mëson se personi që kishte marrë këtë shumë të majme ishte as më pak e as më shumë sesa roja i objektit të tij, Ezmir Koloshi. Sokoli tregon se, për shkak të lëvizjeve të tij të shumta, i kishte lënë një prokurë të afërmit të tij Rexhep Sadria, por që e përjashtonte marrjen e një kredie. Pas interesimit, Sokoli mëson se të dhënat e tij janë falsifikuar dhe ai është paraqitur beqar, që të mos kërkohej edhe firma e bashkëshortes. Edhe avokati i Sokol Sylisufajt, Kadri Isufaj shpjegon parregullsitë në dhënien e kësaj kredie, çështja e së cilës është në dyert e drejtësisë.

“Unë quhem Sokol Sylisufaj. Në vitin 2012 i kam lënë një prokurë të përgjithshme xhaxhait tim sepse lëvizja shpesh jashtë shtetit dhe të m’i kryente ai veprimet nëpër institucione. Por në asnjë vend në prokurë nuk përmendet që të lihet garanci kolaterale ose të marrë kredi. Ky nuk e ka marrë as për vete, por e ka marrë një palë e tretë, roja e objektit tim, i cili ka arritur të marrë një kredi 300 mijë euro te Veneto Bank.”

Gazetarja – Me çfarë dokumentesh e mori roja këtë kredi?

“Se çfarë dokumentesh ka çuar e di vetëm banka sepse xhaxhai im nuk ka firmosur në asnjë vend kontratën e kredisë. Ai ka firmosur vetëm kontratën e hipotekës. Se si e kanë mashtruar nuk e di.  

Sokol Sylisufaj shprehet se është falsifikuar certifikata e tij, ku thuhet se ai është beqar dhe jo i martuar, siç është i deklaruar.

Avokati i Sokolit, Kadri Isufaj thotë se kontrata e kredisë është nënshkruar në kundërshtim me të gjithë rregullat e parashikuara nga Kodi Civil sepse ajo është nënshkruar në po të njëjtën datë më kontratën e hipotekës, por është regjistruar te noteri para kësaj të fundit.

“Kontrata e hipotekës është bërë për të mbuluar punën e pistë që është bërë në kontratën e kredisë. Deri më tani janë bërë 4 seanca përgatitore dhe jo gjyqësore sepse debitori ose kredimarrësi një herë thuhet se është larguar jashtë territorit të Shqipërisë, një herë që ka ndërruar banesë. Unë them që në kushte normale duhej të ishte marrë kërkesa për vendosjen e sigurimit të padisë, pra pezullimi i veprimit përmbarimor deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes në gjykatë!”  

Gazetarja e emisionit “STOP” iu drejtua Veneto Bank për të pyetur se si nëpërmjet tyre mund të kthehet një roje në milioner, por përgjigjja e tyre ishte se nuk mund ta vendosin në dispozicion këtë lloj informacioni, pasi përbën sekret informacioni të klientit. Edhe pse Veneto Bank nuk u tregua i gatshëm për të  dhënë një përgjigje, emisioni “STOP” zbuloi se roja e objektit të tij, Ezmir Koloshi ka falsifikuar certifikatën familjare të Sokol Sylisufaj, duke e bërë statusin e tij beqar.

Këtë falsifikim e ka bërë sepse nëse statusi i Sokol Sylisufaj do të ishte i martuar, do të kërkohej miratimi i bashkëshortes së tij, me qëllim përcaktimin e të drejtave të pronësisë. Por  Sokol Sylisufaj është i martuar me Vjollca Sylisufaj, që më 13 Gusht 1990 dhe ka dhe një fëmijë.  

Pra Veneto Bank nuk ka verifikuar certifikatën familjare, që Ezmir Koloshi i ka paraqitur dhe në muajin Prill të vitit 2015 i ka dhënë 300 mijë euro kredi. Një muaj pas marrjes së kredisë, ai ka konvertuar shumën nga euro në lekë.

Pra çdo gjë paska qenë e mirë-planifikuar dhe me sa duket Ezmir Koloshi ia ka hedhur të gjithëve dhe po shijon lekët diku nëpër botë! TVKlan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY