Pronarja e mjetit që shpërtheu mbrëmë është pyetur paraprakisht në vendngjarje, duke deklaruar se nuk ka probleme me njeri dhe, sipas saj, ngjarja mund të jetë edhe një ngatërresë. Në njoftimin paraprak, policia ka dhënë detaje të përgjithshme të ngjarjes.
“Në zonën e njohur si ‘Nëntëkatëshet’ ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë ka pësuar dëmtime një automjet tip ‘Smart’ në pronësi të shtetases B.A. Automjeti ka qenë i parkuar, dhe dyshohet të jetë dëmtuar nga vendosja e një sasie të vogël lënde eksploziv. Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.
Një shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme, prapa 9-katesheve në Tiranë. Dyshohet të ketë qenë një sasi prej rreth 100 gramësh lëndë plasëse e llojit tritol, që është aktivizuar me fitil zjarrpërcjellës nga persona ende të paidentifikuar. Burimet thanë se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Makina ku ishte vendosur eksplozivi është në pronësi të shtetases me iniciale B.A., e cila banon shumë pranë vendit ku kishte parkuar mjetin, rreth një orë e gjysmë para se të ndodhte shpërthimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/