Policia italiane goditi sot një bandë që shfrytëzonte femrat për prostitucion, një prej të cilave dyhsihet të jetë me HIV.
Operacioni po zhvillohet ne Pescara te Italise kete te marte dhe mesohet se në bandë bejne pjese nje numer i madh shqiptarësh qe shfrytezojne femrat ne rruget e Italise.
Karabinieret e Pescares, gjate hetimeve, kane gjetur se të paktën një nga gratë që bënte prostitutën, ishte një narkomane e cila vuante nga HIV dhe mund të ketë përcjellë virusin edhe tek klientët e saj.
Policia ka nisur nga sot operacionet për të ekzekutuar urdher arrestet kundër anëtarëve të pesë bandave me perberje rumune dhe shqiptare, të akuzuar për ndihmë dhe shfrytëzimin prostitucioni.
Sipas informatave paraprake, por qe ne vijim priten te tjera detaje, bandat fitonin qindra e mijëra euro në muaj.
Sipas hetuesve, janë 5 grupet “heterogjene dhe të pavarura mes tyre”, dy janë me shqiptarë dhe tre me origjine rumune, të gjithe me një strukturë “të mjaftueshme për të ndjekur qëllimet e tyre të paligjshme”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/