Veliaj shtrenjtoi apartamentet në Tiranë, rriten cmimet deri në 1000 euro

Veliaj shtrenjtoi apartamentet në Tiranë, rriten cmimet deri në 1000 euro

64
0
Shares

Po behët gjithnjë e më e vështir blerja e një apartamenti në Tiranë. Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, çmimet në kryeqytet janë rritur ndjeshëm për metër katror. Shkak është bërë rritja me dyfish e taksës së infrastrukturës, e cila paguhet që në fillim të investimit nga ndërtuesi.

“Çmimet janë rritur 100 deri ne 200 euro për metër katror. Taksa e infrastrukturës prej 8 %, e cila paguhet menjëherë nga ndërtuesi është një rëndim i situatës financiare për investitorin. Kjo ka bërë që të reflektohet në çmim,” – thotë Elona, agjente imobiliare.

Agjentët e këtij tregu thonë se rritja është e reflektuar vetëm tek ato ndërtime të cilat kanë nisur të ndërtohet në 2015. Për pjesën tjetër, çmimet janë pothuajse të pandryshueshme.

“Ka rritje të kostove për ndërtuesit. Pronari i truallit merr deri ne 45 % të vlerës së ndërtimit. Kostoja për të marrë një leje ndërtimi ka marrë jo vetëm kohë në vite, por edhe shpenzime të mëdha. Ndërtuesit, një pjesë të apartamenteve i kanë edhe me klering, për një sërë shpenzimesh që kryejnë. Ndërsa lartësia e kateve është ulur dhe është rritur sipërfaqja për parkim. Të gjitha këto ndërtuesit i kane të reflektuar në çmim,”– thotë Lefter Sila, një tjetër agjent imobiliar.

Nisur nga kjo situatë, brenda unazës së Tiranës, vështirë se mund të gjendet çmimi për metër katror nën 1 mijë euro. Paralelisht me këtë situatë, numri i blerësve ka rënë ndjeshëm. Agjentët thonë se raporti blerës-ofrues është afro 1 me 10.vp

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY