RRËFIMI/ “Fqinji më bëri copë, por shef Kiçoja dhe policia ma punuan...

RRËFIMI/ “Fqinji më bëri copë, por shef Kiçoja dhe policia ma punuan më keq”

59
0
Shares

Dije Muhaj një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës rrëfen në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në TV News 24 një histori aspak normale, ku nga e dhunuar, kthehet në të akuzuar.
E shoqëruar nga djali i saj, Fatmiri, nënë Dija akuzon fqinjin e saj për dhunë fizike, por edhe policinë dhe Prokurorinë e Vlorës, që sipas saj e të birit kanë manipuluar dëshminë e saj duke e kthyer në një të akuzuar, çështja e së cilës ka përfunduar në Apel.

Rrëfimi i nënës


Çfarë ka ndodhur në vitin 2015-të?
Dija:
Më ka rrahur gjitoni im, është i rritur 55 vjeç


Pse të kanë akuzuar për kallëzim të rremë?
Dija:
Po ngaqë ai erdhi ashtu i zhveshur në shtëpi. Unë i thashë pse ke ardhur kështu? Kush të ka mësuar? Në ato momente më ra, bam, bam, bab më nxiu, më bëri gjak. Ika nga frik, dola në xhade duke qarë. Më bëri copë.


Ku shkove më pas?
Dija:
Shkova në polici më lanë në një stol, shef Kiçoja më tha që ti je nënë e një krimineli rri aty të vijë autori tha, ta ballafaqojmë. Shkova në 9 të mëngjesit deri në 9 të darkës… aty erdhi djali i kriminelit dhe më pështyu në komisariat. As më morën në pyetje, as bëra gjë denoncim

Rrëfimi i djalit


Çfarë i ka ndodhur nënës tuaj?
Fatmiri:
Është sajesë nga ana e prokurorisë dëshmia e nënës për përdhunim. Kjo ka thënë që e ka dhunuar e ka bërë copë


Nuk ka dhënë dëshmi të tillë?
Ndërhyn Dija:
Turp! (lëviz vendin në studio)
Fatmiri: Jo, jo

Pas kësaj ngjarje ata ndjehen të kërcënuar për shkak se fshatarët i tregojnë me gisht, madje kërkojnë edhe largimin e tyre nga Tërbaçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY