Moderatorja Roza Lati dhe modelja Iva Aliko janë denoncuar në Prokurori nga një pronar dyqani kafshësh në një rrugë të rëndësishme të Tiranës.
Pronari i dyqanit të kafshëve në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, të cilin ato e kanë akuzuar me emër dhe mbiemër për atë që e quanin si trajtim mizerabël të kafshëve shtëpiake që ai mban në biznesin e tij, ka kërkuar dëmshpërblim nga du artistet.
Blitz.al ka siguruar disa fotografi të dokumentit të kallëzimit penal ngritur ndaj Rozës dhe Ivës nga shtetasi Dritan Zabeli, i cili është pronari i dyqanit të kafshëve në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Në bazë të aktpadisë, siguruar nga Blitz.al, Zabeli kërkon dëmshpërblim jopasuror në vlerën 50 milion lekë të vjetra nga Iva Aliko, dhe 40 milion lekë të vjetra nga Roza Lati, me akuzat e fyerjes dhe shpifjes për shkak të deklaratave të rreme.
Në bazë të nenit 120 të kodit penal në bazë të së cilit ato rrezikojnë nga gjobë deri në 2 vjet burg:
“Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër që dihet se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.
Prej disa kohësh, vajzat e kanë akuzuar shtetasin Dritan Zabeli si keqtrajtues të kafshëve që mban në dyqanin e tij. Iva ka treguar pak kohë më parë për qenushen e saj Sisin, e cila ngordhi nga një virus vdekjeprurës. Sipas saj, Dritani e kishte gënjyer për rracën e qenushes dhe i kishte marrë më tëpër seç duhej para, por ç’është më e keqja, Sisi ishte e pavaksinuar dhe e kequshqyer.
Pronari i dyqanit është akuzuar vazhdimisht nga vajzat se ka një dyqan pa kushte minimale te higjienës për kafshët dhe që i keqtrajton ato.
Gjithashtu ato e kanë denoncuar se Zabeli i ka kërcënuar që të mos merreshin me të sepse do t’u hapte punë.
Pak kohë më parë Roza ka bërë publike dhe mesazhet kërcënuese që i kanë ardhur nga faqja zyrtare e dyqanit “Tani” në instagram me emrin dyqani i kafshëve Tani.
Çështja sapo është regjistruar në Prokurori dhe pritet nisja e procesit gjyqësor ndaj vajzave të shoëbiz-it.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/