Meta: U arratisa nga Tirana në moshën 9 vjec

Meta: U arratisa nga Tirana në moshën 9 vjec

71
0
Shares

Ilir Meta ka rrëfyer sonte se si arratis pa lejen e shtëpisë nga Tirana në një fshat afër Corovodës. Ai ka qenë 9 vjec dhe ka udhëtuar në fillim me tren dhe më pas me një autobus nga Lushnja në Corovodë. Më pas ka udhëtuar rreth 4 orë në këmbë deri në fshatin e prindërve të tij që nuk jetonin më atje.

Meta thotë se fshati si në “Beni ecën vetë”, dukej si një magji.

Më pas Meta ka rrëfyer se lajmin për ekzekutimin e Causheskut ia dha Anastas Angjeli që ishte pedagog i tij. “Mirë ia bënë”, ka thënë Angjeli atë ditë.

Meta ka rrëfyer se ka dashur të ikte me ambasadat për shkak se një mik i tij Arian Kuci kishte hyrë në ambasadën gjermane. Por ka hequr dorë për shkak të babit, i cili nuk do të përballonte dot një vendim të tij për të lënë Shqipërinë.

Meta tha se kishte mbrojtur Gramoz Pashkon gjatë një takimi që kishte pasur me drejtues të partisë së Tiranës. Ndërkohë që kishte propozuar që të papunët në Shqipëri të shkonin me një marrëveshje në punë jashtë vendit. Bëhet fjalë për vitin 1990. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY