Lulzim Basha, pas kritikave për bojkot: Për zgjedhje është regjistruar vetëm një...

Lulzim Basha, pas kritikave për bojkot: Për zgjedhje është regjistruar vetëm një subjekt!

63
0
Shares

Kreu i PD Lulzim Basha ka theksuar sot se në zgjedhje ka vetëm një subjekt zgjedhor, dhe ai është qeveria ose koalicioni qeveritar. Pak orë pasi vendimi i PD-së për të bojkotuar zgjedhjet është atakuar nga 3 deputetë të PD, Basha ka zgjedhur të mos replikojë por të tregojë edhe një herë se cili është skenari i këtyre zgjedhjeve.

“E vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor: koalicioni i 2015-ës që është ende në pushtet. Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër.

Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 17 subjekte. Por është një dhe vetëm një: koalicioni i turpit, koalicioni i vjedhjes, koalicioni i abuzimit, koalicioni i drogës dhe i krimit me në krye Edi Ramën dhe mercenarët e tij.

Por shqiptarët nuk mashtrohen. Monizëm në Shqipëri nuk ka për të pasur më, me asnjë çmim, në asnjë formë. Sot nuk mund të përsëritet dot më skema e Ramiz Alisë, që pretendoi zgjedhje “pluraliste” me Partinë e Punës, Frontin Demokratik e Bashkimin e Grave, deri sa studentët, intelektualët dhe qytetarët e Lëvizjes së Dhjetorit e ndalën maskaradën e tij. Shqiptarët e kanë lënë pas diktaturën dhe do dinë të mbrojnë pluralizmin dhe të drejtën e tyre për votë të lirë. #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, komentoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY