Një 85-vjeçare nga fshati Tërbaç i Vlorës ka denoncuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. Gruaja pretendon se është dhunuar nga fqinji i saj, dhe nga ana tjetër akuzon policinë se nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhura.
E moshuara, 85-vjeçarja Dije Muhaj se bashku me djalin e saj, Fatmirin, akuzojnë fqinjin e tyre Ferdinandin për dhunë fizike. Ato thonë se Policia dhe Prokuroria e Vlorës, kanë manipuluar dëshminë e gruas duke e kthyer në një të akuzuar, çështja e së cilës ka përfunduar në Apel.
I kontaktuar direkt gjatë emisionit “Me Zemër të Hapur”, punonjësi i policisë së Vlorës Adif Meta, tregon versionin e tij për ngjarjen.
“Unë kam qenë në detyrë atë ditë, dhe kam marrë informacion nga zyra operative për një ngjarje në fshatin Tërbaç. Kam shkuar menjëherë në fshatin e gruas, dhe kur kam pyetur gruan çfarë ke: më ka thënë që shtetasi X ka tentuar të më dhunojë.
I shoqëruar edhe nga kolegia, e kemi shoqëruar gruan në komisariat. Dhe më pas kemi shkuar të shoqërojmë personin që ajo pretendonte se e kishte dhunuar.
Mua më ka thënë: më ka ardhur Fanua në shpi pa rroba, i kam bërtitur dhe ka ikur me vrap. Gruan e kemi shoqëruar bashkë me kolegen në polici. Madje unë gruas i kam dhënë edhe lekë, se nuk kishte për t’u kthyer në shtëpi. Gruaja ka bërë takim me prokurorin në komisariat, edhe me mjekun ligjor.
Kemi shoqëruar atë ditë 7 persona nga fshati Tërbaç, dhe të gjithë kanë dëshmuar se ai që pretendohej për dhunues ka qenë në mal në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja”, thotë punonjësi i policisë Adif Meta.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
RRËFIMI/ “Fqinji më bëri copë, por shef Kiçoja dhe policia ma punuan më keq”
/web/RR_FIMI_Fqinji_me_beri_cope_por_shef_Kicoja_dhe_policia_ma_punuan_me_keq_38099_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/