Fatos Nano, sekser i Edi Ramës, i kërkon Dukës të largohet nga...

Fatos Nano, sekser i Edi Ramës, i kërkon Dukës të largohet nga Basha

61
0
Shares

Duket se Fatos Nano ka marrë një rol të ri në politikë, sekser e Edi Ramës për të dërguar miqtë e tij të vjetër në zgjedhje.

Bëhet fjalë për një takim të zhvilluar në një lokal në zonën e Mulletit në periferi të Tiranës, ku Fatos Nano ka takuar kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke i kërkuar që të largohet nga opozita dhe të hyjë në zgjedhje, sipas syri.net.

Në këtë takim ka qenë edhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Oferta për Dukën ka ardhur duke përfituar edhe nga fakti se PAA-ja është e regjistruar në KQZ. Edhe pse ai ka kërkuar disa herë që të ç’regjistrohet nga KQZ-ja, kjo e fundit nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kërkesën e tij, siç duket duke pritur edhe ndërmjetësimin e Fatos Nanos që ai të braktisë opozitën dhe Edi Rama të ketë mundësinë të flasë e të thotë se opozita ka hyrë në zgjedhje.

Por çfarë ka ndodhur pasditen e sotme në Mullet. Biseda është përqendruar në faktin që Agron Duka dhe PAA të largohen nga opozita duke thënë se ‘Çadra e Lulzim Bashës është e papranueshme për Agrarët”.

Ndërkohë, Duka mësohet se i ka thënë Nanos që po të dojë mund ta vendosë të parin apo të dytin në listat e PAA-së për të kandiduar, qoftë në Tiranë, Durrës etj.

Fatos Nano – Agron Dukës:
Ti duhet të ruash integritetin e vetes tende qe ke investuar…

Përfiton Edi Rama, përfiton Tony Blair, t’i duhet të dalësh nga çadra… pastaj se çfarë bëhet mbrapa…

Ti duhet të mbrosh idenë që çadrën e Lulzim Bashës unë nuk e pranoj. SYRI.net

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY