Kreu i PR Fatmir Mediu u pa sot në kafe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin.
Ata kanë qëndruar rreth një orë e gjysmë duke biseduar me njëri-tjetrin.
Hipoteza të shumta u ngritën rreth këtij takimi, por i kontaktuar në lidhje telefonike nga “BalkanWeb”, kreu republikan ka zbardhur të vërtetën.
“Unë jam fotografuar në një lokal te shtëpia ime dhe mund t’ju them se Ëngjëlli dhe unë jetojmë në të njëjtin pallat, ndaj dhe pimë një kafe. Duhet të mos e pimë kafen tani si në kohen e komunizmit, se mos na prishet biografia? Nuk ishte asgjë, ishte një mik i përbashkët u ul ai më parë dhe pastaj ndenjëm dy minuta së bashku”, pohoi Mediu.
I pyetur mandej se për çfarë biseduan gjatë qëndrimit së bashku, kreu i PR-së nuk kurseu ironinë…
“Po flisnim për 1 Majin”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/