“Edhe po më vranë, partia ime më vret…”, deputeti i PD-së ironizon...

“Edhe po më vranë, partia ime më vret…”, deputeti i PD-së ironizon kolegët e lënë jashtë listës së PS-së

57
0
Shares

Pas lënies jashtë listave të PS, 27 deputetëve aktualë nga kryeministrit Edi Rama, është komentuar së fundmi edhe nga ligjvënësi demokrat, Gent Strazimiri.
Me anë të një statusi ne “Facebook” Strazimiri shkruan dhe bën një paralelizëm mes disa deputetëve dhe shprehjes së Kadri Hazbiut para se diktatori Hoxha të vendoste eliminimin e tij “edhe po më vratë, partia ime më vret”.

Postimi i plotë i Gent Strazimirt në “Facebook”


sskhDuke dëgjuar e lexuar falënderimet e mirënjohjen e deputetëve të PARTISË, të “sapo vrarë” në lista me motivacionin “për punë të shkëlqyer e të palodhur”, përshtypja e parë që u jepet njerëzve është se “ky të paktën e desintegroi PPSH/PS në favor të Rilindjes”…
Në fakt PPSH/PS s’ka qenë asgjë më shumë se një fondamentalizëm pervers e idiot që e ilustron më së miri fjala e fundit e Kadri Hazbiut: edhe po më vranë, PARTIA IME më vret…
Një lloj talebanizmi me drapër e çekan, që po ndërron “formacionin” bazuar në “ekipet zinxhirë”…
Thjesht u ka ardhur radha atyre që në 1990 ishin ekipi “U 17″… nipa e mbesa krenarë të gjyshërve kriminelë ose …spiunë Sigurimi!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY