DETAJE/ Kush është i vrari i gjetur në përrua dhe e shkuara...

DETAJE/ Kush është i vrari i gjetur në përrua dhe e shkuara e tij

47
0
Shares

Foto Ilustruese

Një 40-vjeçar që nga policia është identifikuar si Dashamir Zeneli, u gjet i vrarë në një përrua në Himarë.
Sipas policisë ai është banor i Kuçit të Vlorës dhe mendohet që është marrë dhe ekzekutuar pikërisht në përroin ku u gjet. Trupi i pajetë u pikas nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë. Nga këqyrjet e para rezultoi se 40-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri në trup dhe në kokë.
Nuk dihen ende rrethanat e këtij krimit por policia ka nisur shoqërimin e personave për t’i marrë në pyetje.
Ndërkohë, mësohet se viktima e sotme, Dashamir Zeneli, nuk është emër i panjohur për policinë.
Në tetor të vitit 2016, ky person u arrestua nga policia e Vlorës, me akuzën e kanosjes se një bashkëfshatari për motive të dobëta.
Atëherë policia njoftoi se Dashamir Zeneli,banues në fshatin Kuç, Vlorë, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike, është konfliktuar në një lokal të fshatit Kuç me shtetasin V. L., 44 vjeç, banues në të njëjtin fshat dhe si pasojë ka tentuar t’i drejtojë një armë zjarri të llojit “Automatik model 56” (me 2 fishekë në krehër) për motive të dobëta.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, policia gjeti një tjetër armë zjarri tip “Shars” (me 30 fishekë në krehër).

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
– 1 armë zjarri të llojit “Automatik model 56”,
– 1 armë zjarri të llojit “Shars model 54”,
– 2 krehra,
– 32 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm (në total) të cilat rezultonin pa leje përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY