“Ylli socialist” i Ramës në Vlorë tërhiqet nga lista e kandidimit të...

“Ylli socialist” i Ramës në Vlorë tërhiqet nga lista e kandidimit të PS-së

108
0
Shares

Prefektja e Vlorës, Etjona Hoxha e konsideruar si “ylli socialist i Ramës”, veçanërisht që pas arrestimit dhe aneksimit të ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika, e ka “zhgënjyer” kreun e PS-së, kur ka deklaruar tërheqjen nga lista e kandidatëve të kësaj partie, për këtë qark.
Ajo është renditur në vendin e 9, për sa i përket listës së kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës. Pikërisht për këtë renditje, Prefektja Hoxha shprehet e pakënaqur dhe ka vendosur që të tërhiqet nga kandidimi për deputete.
Mbrëmë Partia Socialiste zyrtarizoi listat me kandidatët për deputet në të gjitha qarqet.
Në Vlorë, Edi Rama do të jetë i gjashti në listën e kandidatëve që kryesohet nga Damian Gjiknuri, ndërsa Prefektja Etjona Hoxha në vendin e 9. Ajo pretendon të ishte më lart në listën e kandidatëve.

 
Kandidatët e PS-së, Qarku Vlorë

Damian Gjiknuri
Vilma Dello
Alket Hyseni
Vullnet Sini
Andrea Marto
Edi Rama
Edmond Leka
Fatmir Velaj
Etjona Hoxha
Ramuz Çuçi
Adrian Gurma
Elona Hodaj
Suela Kotolloshi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY