Ylli Manjani: S’mund të ketë zgjedhje pa opozitën

Ylli Manjani: S’mund të ketë zgjedhje pa opozitën

69
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas publikimit të listave të kanditatëve të LSI për deputet në të gjithë vendin, për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Manjani thotë debati mbi listat është i kotë, pasi votuesit në Shqipëri nuk zgjedhin, por votojnë partinë.
 “Është i kotë gjithë debati mbi listat. Votuesit nuk zgjedhin, thjesht votojnë partinë!Ndaj që të mos votohet vetëm një parti, duhet opozita!”, shkruan Manjani.
Kujtojmë se një ditë më parë, Manjani me anë të një postimi në “Twitter”, ka refuzuar indirekt propozimin për të qenë pjesë e listës, që sipas tij është jo për deputet.
Ai theksoi se i është mirënjohës LSI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY