Skrapar, sekuestrohen 1.8 ton marijuanë dhe 3 armë zjarri

Skrapar, sekuestrohen 1.8 ton marijuanë dhe 3 armë zjarri

50
0
Shares

Një sasi prej 1888 kg marijuanë është sekuestruar në Skraparit, ndërsa në pranga u vu një person dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim.
Droga është sekuestruar në kuadër të operacioni “Bogova” ku “në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.
Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.
Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg.
Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg”, sqaron policia.
Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.
Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar.
Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht:
F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit)
M.Z 80 vjeç, banues në Durrës;
V.Z 62 vjeç, banues në Durrës;
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY