Paralajmërimi i Vladimir Kostës: Nesër do të tregoj se si Edi Rama...

Paralajmërimi i Vladimir Kostës: Nesër do të tregoj se si Edi Rama poshtëroi 27 deputetë socialistë

63
0
Shares

Deputeti i PS në qarkun Gjirokastër, Vladimir Kosta është një nga emrat që nuk është përfshirë në listat e kandidatëve të PS për zgjedhjet e qershorit.
Prokuroria tre ditë më parë kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Kosta, pasi ka fshehur dënimin me gjobë për armëmbajtje pa leje në vitin 2000. Për rrjedhojë, ai nuk është përfshirë në listat e PS.
Por, Vladimir Kosta thotë se nga listat e kandidatëve e hoqi Kryeministri Edi Rama.
Deputeti socialist ka bërë edhe një paralajmërim. Ai thotë se nesër do të publikojë në Facebook të tjera fakte se si Edi Rama poshtëroi të tjerë socialistë.
Këtë deklaratë, Vladimir Kosta e ka bërë duke komentuar në një postim të Ben Blushit në Facebook.

Postimi i plotë i Vladimir Kostës


auto_screenshot_21493582260Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.
Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY