Lista e PS, ja kush e bllokoi kandidimin e Vladimir Kostës dhe...

Lista e PS, ja kush e bllokoi kandidimin e Vladimir Kostës dhe Alfred Pezës

108
0
Shares

Hetimi penal i nisur nga Prokuroria e Përgjithshme për deputetët Vladimir Kosta dhe Alfred Peza, mësohet se ka qenë shkaku që dy deputetët nuk janë përfshirë në listat e zgjedhjeve të 18 qershorit. Kryeprokurori ka njoftuar kryetarin e PS-së për dy procedimet ndaj tyre ndërsa pjesa e tjetër e deputetëve aktual kanë rezultuar pa problem. Ndërkohë asnjë subjekt partiak ende nuk i ka dërguar emrat e të gjithë kandidatëve për verifikim në prokurori.

Deputetët Vladimir Kosta dhe Alfred Peza u përjashtuan nga lista e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, pas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka nisur hetimet ndaj tyre.
Pak kohë para publikimit të kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit, Partia Socialiste i ka kërkuar kryeprokurorit të verifikoje emrat e deputetëve aktualë. Nga verifikimi i kryer, dy deputetët Vladimir Kosta dhe Alfred Peza kanë rezultuar me probleme, për të cilat është njohur me shkresë zyrtare kreu i PS-së.
Prokuroria ka kërkuar për deputetin Vladimir Kosta ndërprerjen e mandatit për shkak të falsifikimi të formularit të dekriminalizimit. Ndërkaq për deputetin Alfred Peza, prokuroria e ka njoftuar me shkresë PS-së se ndaj tij ka një hetim penal për akuzën e “fshehjes së pasurisë” dhe “pastrim të parave”.
Për të dy këta deputetë, thonë burimet, prokuroria ka evidentuar problemet me ligjin ç’ka ka ndikuar në mospërfshirjen e tyre në listat për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërsa për deputetët e tjerë të PS-së, është verifikuar gjendja gjyqësore dhe ka rezultuar e pastër.
Sipas Prokurorisë, asnjë parti politike, që garon në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, nuk ka sjellë emrat e kandidatëve të rinj, për t’i verifikuar nga prokuroria nëse kanë të kaluar kriminale. Në ditët në vazhdim, pas plotësimit të formularit të veçant, pritet që KQZ-ja fillimisht t’i verifikojë dhe më pas emrat e tyre të kalojnë në sitën e sektorit të “dekriminalizimit” në prokurorine e përgjithshme.
Nga ana tjetër, burimet zyrtare pranë organit të akuzës i thanë ABC News se pavarësisht vendimit të KQZ-së për 21 zyrtarët e lartë shtetërorë, që kanë riplotësuar formularët, prokuroria po kryen hetime të thelluara për këta individë me dyshimin se kanë “falsifikuar formularin” e dekriminalizimit. Për këtë fakt, thonë burimet, në ditët në vazhdim kryeprokurori pritet të kërkojë ndërprerjen e mandatit edhe për disa deputetë të tjerë që nuk kanë pasqyruar të dhëna të sakta në formularin e parë dhe të vetëm, sipas prokurorisë, për ligjin e dekriminalizimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY