Pas më shumë se 2 orësh negociata, 30-vjeçari i sëmurë mendor që plagosi fqinjin në Korçë është dorëzuar. Daniel Morava, i cili jetonte vetëm pasditen e sotme plagosi me thikë fqinjin e tij duke e qëlluar disa herë e duke i shkaktuar plagë të shumta. Pas krimit, Morava i cili njihet si person me probleme mendore për të cilat edhe kurohet u kyç në banesën e tij në katin e pestë dhe nuk pranonte të dilte. Policia e Korçës rrethoi pallatin dhe bëri negociata me 30-vjeçarin i cili pranoi të dilte vetëm pas dy orësh.
Për sa i përket të plagosurit ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/