EMRAT/ Parita Demokratike propozon kandidatët për deputetë

EMRAT/ Parita Demokratike propozon kandidatët për deputetë

61
0
Shares

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Mësohet se vetëm në Fier janë propozuar më shumë se 100 kandidatë për deputetë, ndërkohë që dega e Shkodrës ka sjellë në qendër 66 kandidatë. Po kështu, në qytetet e tjera ka pasur propozime të shumta, të cilat u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër.
Mes të propozuarve janë ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, cili është propozuar nga demokratët e Dibrës, dhe deputetja aktuale Dhurata Çupi. Sipas burimeve në Tiranë në zonën e ish-Bllokut është propozuar edhe Neritan Sejamini, aktualisht këshilltar politik i z. Basha. Po në Tiranë mësohet se janë propozuar deputetja aktuale Jorida Tabaku e Grida Duma, apo në Durrës juristi i njohur i PD-së Oerd Bylykbashi.
Në Sarandë Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Kreshnik, Jolio Dine, Hariz Hema dhe Matilda Qurku. Në Shkodër janë propozuar Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Qamil Gjyrezi dhe Adela Kryeziu. Në Gjirokastër Altin Çomo, Esheref Shehu, Theodhoraq Vangjeli etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY