Një person është gjetur nga policia e Durrësit mesnatën që lamë pas i shtrirë në trotuar në lagjen nr. 1 të këtij qyteti.
Personi mësohet se në fillim nuk ka qenë në gjendje të komunikojë.
Ai është dërguar ne spital ku është konstatuar se ka qenë i plagosur në shpatull me thikë.
Personi në fjalë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe po merret në pyetje nga agjentët e policisë kriminale. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Burime nga policia bëjnë me dije se personi në fjale kur është gjetur nga ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ishte në gjendje që të komunikonte.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/