Një histori e çuditshme është prezantuar sot në “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.
Orjola ndihet nën presion psikologjik nga e ëma për faktin se është 35 vjeç dhe ende beqare.
Në fakt në emsion prezantohet shumë bukuroshe dhe mjaft e kompletuar në jetën e saj, përveç një partneri.
Lumturia quhet mamaja e Orjolës, dhe ende nuk kishte harruar një djalë, që para 15 vitesh i kishte thënë ti jepte vajzën për nuse.
Kështu që çdo ditë e zgjonte vajzën duke ja kujtuar.
Për këtë arsye Orjola ka thirrur mamanë e saj Lumturinë, për ti thënë se ndihet e lumtur siç është, dhe që gjithçka vjen me kohën.
Në pamundësi për ti ditur të dhënat atij djali, Arditi e ka vetëquajtur Beqir.
Lumturia ka përshkruar tiparet e tij dhe një piktore e ftuar nga Arditi e ka bërë portretin e Beqirit.
Më pas kanë bërë një foto me burrin e ardhshëm të Orjolës!
Arditi nuk ka harruar ti bëjë thirrje “Beqirit”.
“Beqir, nëse na dëgjon dhe je ende beqar, eja të bëjmë dasmën!”-ka përfunduar Arditi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/