Ilir Meta është zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë një ditë më parë dhe kjo ka qenë edhe një nga arsyet për të festuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pasi kanë përmbyllur angazhimet politike me votimin e Presidentit në Kuvend, Meta, Kryemadhi dhe Petrit Vasili janë bërë bashkë mbrëmjen e djeshme duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Në një video të publikuar në Facebook nga Monika Kryemadhi, shihet se motivi i festës ka qenë ditëlindja e Sekretares Organizative të LSI, Eriona Bixha.
Në video dallohet qartë Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, ndërsa mësohet se edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë qenë të pranishëm në festë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/