Policia e Tiranës ka arrestuar komandantin e Repartit Ushtarak të Pezë Helmësit, Drilon Shqau si dhe një ish-punonjës policie, Vehbi Teqjen.
Mbi ta rëndon akuza e shpërndarjes së drogës, konkretisht, kokainës. Ata janë kapur me 301 gr kokainë dhe iu janë sekuestruar 1 automjet dhe 4 celularë. Kokainën e shpërndanin në zonën e Vorrit të Bamit. Arrestimi u krye në kuadrin e operacionit policor të koduar si “Last Service”.
Njoftimi i Policisë së Tiranës: Finalizohet operacioni antidrogë “Last Service”
Më datë 28. 04. 2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin “Last Service”, në kuadër të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1. Drilon Shqau, 31 vjeç, banues në Tiranë, (me detyrë komandant skuadre në Repartin Ushtarak Pezë Helmës).
2. Vehbi Teqja, 48 vjeç, banues në Tiranë, (ish punonjës policie).
Ndaj këtyre shtetasve disponoheshin informacione se shpërndanin lëndë narkotike të llojit Kokainë, në zonën e njohur si “Vorri i Bomit”.
Pas organizimit të shërbimeve policore është bërë e mundur kapja e këtyre shtetasve në flagrancë dhe sekuestrimi në cilësinë e provës
materiale të:
301 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë,
1 automjet i tipit Mercedes Benz, si dhe
4 aparate celulare të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/