SKANDAL/ Ja implikimi i zyrtarëve të Policisë me viktimat e vrasjes së...

SKANDAL/ Ja implikimi i zyrtarëve të Policisë me viktimat e vrasjes së dyfishtë në Sukth

96
0
Shares


Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në TV News24, ka denoncuar sot, ato që prej ditësh janë thënë edhe në media, implikimin e zyrtarëve të lartë të Policisë dhe lidhjet e tyre me viktimat e vrasjes së dyfishtë, të pak ditëve më parë në Sukth, ku mbetën të vrarë Ervin Dalipi dhe Jurxhin Dautaj.
Sipas Hoxhës, vrasja e dyfishë në Sukth, implikon një zyrtar të lartë të Policisë, i cili që prej asaj dite nuk paraqitet në detyrë.
“Rezultojnë të implikuar në këtë histori edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga oficerët e policisë, është drejtues që merret në sektorin e ngjarjeve të rënda, nuk është paraqitur në detyrë, ka disa ditë. Është në listën e personave që duhet të paraqiten. Kam emra, por nuk i jap se dëmtoj hetimet. Ata ishin të dy me të shkuar jo të mirë”, u shpreh gazetari.
Sipas Hoxhës, “viktimat kishin lidhje me zyrtar të Policisë që janë nën hetim për kultivim e trafik bimësh narkotike në trekëndëshit, Tiranë – Durrës – Krujë”.
Dyshime për mosmarrëveshje të të implikuarve në këtë trafik për një ngarkesë për 1 – 1.5 tonë kanabis që nuk ka mbërritur në destinacion, është një tjetër pistë hetimi për këtë vrasje.
Po ashtu ai tha detaje të reja sa i takon pistës së vrasjes së Dalipajt, ndërsa shtoi se ai bashkë me shokun e tij, Dalip, kishin lidhje me grupe kriminale të trafikut të drogës që ishin nën hetim.
“Ajo që është më interesantja në këtë histori, është fakti se më interesantja se kanë pasur lidhje me persona që janë në hetim për përfshijë në trafik narkotikësh. Ata dyshohet se kanë pasur marrëveshje me persona nën hetim për një ngarkesë 1 ton – 1 ton e gjysmë, para që nuk kanë shkuar në destinacion. Po heton prokuroria. Ervin Daljap për 6 muaj ka jetuar në Durrës, pasi ka pasur informator dhe që nuk do prekej. Organit të akuzës i del një punë e madhe”, theksoi ai.
Gazetari Hoxha saktësoi se “ka edhe emra të tjerë zyrtarë të Policisë të implikuar, por që ende nuk janë thirru dhe marrë në pyetje nga oficerët e policisë Gjyqësore”.
Hoxha sqaroi se për këtë ngjarje deri tani ja konfiskuar pamjet filmike të rreth 30 kamerave në zonën e krimit, ndërsa dyshohet se objekt i atentatit kanë qenë të dy viktimat.
“Kjo është një ngjarje e rëndë, dhe kam thënë që kemi të bëjmë me një zyrtar tjetër të policisë. Makina që përdorën viktimat ishte shumë e shpejtë dhe vështirë ta neutralizoje me një mjet të thjeshtë. Kamerat e sigurisë nuk janë kontrolluar ende të gjitha, se duhen ndjekur lëvizjet minutë pas minute. Nuk ka pasur shumë bashkëpunim mes bizneseve të zonës, pasi kanë pasur frikë. Ka një seri ngjarjesh që mbeten pa autor dhe prandaj dëshmitarët kanë frikë, nuk kanë më besim”, vijoi Hoxha.
Lidhur me persona e lidhur me këtë ngjarje dhe me këto viktima, Artan Hoxha zbuloi edh enjë fakt tjetër, sipas të cilit, “në Vlorë është zhdukur prej disa ditësh një person i grupit të Juxhin Dautaj. Për atë nuk po gjendet asnjë shenjë, ndërsa nuk rezulton se ka dalë jashtë kufirit”. DRONI.al
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur alarmin se sipas tij të tjera viktima do të shënohen, nëse nuk zbardhjet ngjarja kriminale ku humbën jetën ish-shefit të Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe mikut të tij Juxhin Dauti. 
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY