Protesta e opozitës së 7 majit në Kavajë, ankohet Policia: Nuk veprojmë...

Protesta e opozitës së 7 majit në Kavajë, ankohet Policia: Nuk veprojmë dot, Kodi Zgjedhor “na burgos”

63
0
Shares

Një javë nga zgjedhjet e parakohshme në Kavajë, “mësohet se policia nuk e gjen të përcaktuar në ligj mënyrën sesi duhet të veprojë për t’i monitoruar ato, referuar faktit që edhe opozita ka bërë thirrje për të protestuar pikërisht në ditën e zgjedhjeve. Në Kodin Zgjedhor ndalohet mbajtja e tubimeve gjatë ditës së zgjedhjeve megjithatë kreu i opozitës Lulëzim Basha e ka bërë të qartë se këto zgjedhje do të “pengohen” nga një protestë e opozitës.
Referuar Kodit Zgjedhor, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve, policia duhet të qëndrojë e grumbulluar në komisariate dhe mund të ndërhyjë vetëm me kërkesë me shkrim nëse ndonjë KZAZ ka nevojë për mbështetjen e saj.
Kërkesa për ndërhyrjen e policisë duhet të mbajë firmat e 3 komisionerëve. Por, nëse më 7 maj mbahet protesta e paralajmëruar e opozitës në Kavajë, policisë i duhet të dalë në terren për të ruajtur rendin dhe sigurinë, duke shkelur Kodin Zgjedhor, që ia ndalon daljen në terren ditën e zgjedhjeve.
Në këtë situatë “BalkanWeb” mëson se policia ka kërkuar ndërhyrjen e prokurorisë, e cila duhet të shqyrtojë materialet e referuara para ditës së zgjedhjeve.
Ndërkaq policia e Tiranës ka referuar në Prokurori materialet për kreun e opozitës Lulëzim Basha me akuzën e “thirrjes publike për veprime të dhunshme” dhe “pengim të subjekteve zgjedhore”.
Prokurorisë i janë vënë në dispozicion edhe pamje filmike ku kreu i opozitës lajmëron mbajtjen e kësaj proteste. Sipas policisë “pengimi i subjekteve zgjedhore” parashikohen si krim kundër rendit Kushtetues dhe ka një penalitet nga gjoba deri në tre vjet burg për individë të caktuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY