MESAZHET/ SHBA: Zgjedhjet themeli i demokracisë, pa opozitën një kthim pas

MESAZHET/ SHBA: Zgjedhjet themeli i demokracisë, pa opozitën një kthim pas

66
0
Shares

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë disa ditore në Washington DC  ku ka zhvilluar takime në Senat dhe në Kongres si dhe do ketë takime me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe Departmentit Amerikan të Shtetit.

Qëllimi i vizitës ka të bëjë me zhvillimet në Shqipëri dhe një proces tashmë të paracaktuar të manipulimit të procesit zgjedhor, si rezultat i dështimit të qëllimshëm të ndryshimeve në Reformën Zgjedhore nga mazhoranca, si dhe bashkëpunimit të qeverisë me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës në mënyrë të vecantë të trafikut të kanabisit dhe përdorimit të parave të krimit në procesin zgjedhor, të provuara si manipulime konkrete në zgjedhjet lokale dhe ato të parakohshme në disa Bashki.

mediu2

Në ditën e parë të vizitës Mediu takoi Senatorin Mike Lee, të cilin e falenderoi per letrën qe 6 senatorët i dërguan sekretarit Tillerson për situatën e papranueshme në Shqipëri.
Senatori Lee premtoi se ata do të ndjekin me vëmendje situatën në Shqipëri dhe çështjet zgjedhore, dhe situatën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Departamentin e Shtetit, theksoi ai dhe do të këmbëngulim së bashku që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe një qeverisje që garanton besimin e qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Zgjedhjet pa opozitën do të jenë të papranueshme dhe një kthim prapa”.

mediu1

Gjatë takimit me Kongresmenin Steve King, i cili do të vizitojë Shqipërinë së shpejti, King theksoi se jo vetëm qe zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por besimi i qytetarëve në to përbën themelin e demokracisë.

Po ashtu, në vazhdën e takimeve Mediu zhvilloi një mëngjes pune në Kongres me kongresmenët Jeff Forrtbery, John Moolinar dhe Robert Aderholt, të cilët theksuan se mbështetja që iu dha Shqipërisë nga SHBA për t’u bërë vend anëtar i NATO-s, u bazua mbi një shtet që duhet të funksionojë në mënyrë demokratike, një vend dhe qeveri që respekton vullnetin e qytetarëve për zgjedhje të lira, dhe lufton krimin dhe korrupsionin. Zhvillimet në drejtim të kundërt të Shqipërisë janë të papranueshme dhe përpara kësaj situate të rënduar politike kërkohet dialog me opozitën dhe të ndertohen kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Takimet vazhdojne në Kongres dhe në Departmanetin e Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY