Kokëdhima: Sot Zgjidhja bëhet parti, nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën

Kokëdhima: Sot Zgjidhja bëhet parti, nuk hyjmë në zgjedhje pa opozitën

48
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima zyrtarizoi sot shkëputjen nga PS. Kreu i lëvizjes “Zgjidhja” tha se në kushtet që janë krijuar brenda kësaj force nuk ka më mundësi për bashkëjetesë të mendimit ndryshe. Kokëdhima tha në një takim në Korçë se “Zgjidhja” ka aplikuar për formalizmin si parti politike.
“Nga dita e sotme “Zgjidhja” do të jetë parti politike. Sot kemi firmosur dokumentet e themelimit. Ne nuk donim të largoheshim nga Partia Socialiste. Por lidershipi i saj na goditi dhe nuk na lejoi të punonim brenda saj. Ai i shkarkoi arbitrarisht nga funksionet dhe i largoi nga forumet njerëzit tanë, nuk e pranoi mendimin ndryshe, refuzoi tezat e saj, nuk e pranoi “Zgjidhjen” as si mendim, as si platformë, as si lëvizje dhe korrent politik, as si realitet”, tha Kokëdhima.
Megjithatë kreu i “Zgjidhja” tha se kjo forcë nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit pasi ato janë të papranueshme pa opozitën.
“Zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën janë absolutisht të papranueshme. “Zgjidhja” nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet që nuk janë gjithëpërfshirëse, nuk do marrë pjesë kurrë në zgjedhje që e përçajnë popullin tonë. Përplasja e popullit në zgjedhje është e barabartë me tradhtinë kombëtare”.
Kokëdhima thotë se vendi rrezikon një destabilitet të rrezikshëm.
“Vendi është zhytur në një krizë të rëndë politike. Opozita është në rrugë. Ajo nuk është regjistruar dhe nuk paraqiti kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit. Zgjedhjet e datës 7 maj në Kavajë nuk mund të zhvillohen normalisht. Kavaja është në prag të një konfrontimi të madh. Bashkë me zgjedhjet e Kavajës janë hedhur në erë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Vendi po shkon drejt kaosit dhe destabilizimit”, tha Kokëdhima.
“Rama mendon dhe tenton që të rindërtojë me ca nga këto partizat e shportës së koalicionit të tij, një grup që do bëhet opozita farsë dhe e emëruar e vendit. Dhe ky do shkojë në parlamentin e ardhshëm si “sulltani i vogël” përballë kësaj opozite të sajuar”, tha Kokëdhima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY