Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Afrim Idic 35 vjeç, banues në Durrës.
Në sajë të veprimeve hetimore të specializuara nga Efektivet e Policisë është zbardhur se 35 vjeçari dyshohet si autor i vjedhjeve të mëposhtme:
1.Më datë 11.04.2017, në lagjen Nr. 11 dyshohet se ka vjedhur 5 000 lekë në lokalin, Internet – kafe më pronësi të shtetasit F.I. 26 vjeç, banues në Durrës.
2. Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur 1 000 lekë më banesën e shtetases M.B. 63 vjeçe.
3.Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr. 14, dyshohet se ka vjedhur një aparat telefoni celular në banesën e shtetases V.K. 46 vjeçe.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/