Bylykbashi: Skadoi afati i regjistrimit të kandidatëve për deputetë, bie dekreti i...

Bylykbashi: Skadoi afati i regjistrimit të kandidatëve për deputetë, bie dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve

43
0
Shares

PD ka bërë të ditur se nga mesnata e kaluar, kanë përfunduar afatet e regjistrimit të kandidatëve për deputetë në KQZ.
Sipas deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi, nga sot ka rënë dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve në 18 qershor 2017 dhe se KQZ, nuk duhet ët bëjë asnjë regjistrim, sepse është në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.
“Në 28 prill, në mesnatë ka skaduar afati i regjistrimit të listave të kandidatëve për deputetë. Pas këtij afat, askush nuk ka të drejtë të regjistrohet.
Për kandidatët  e pavarur regjistrimi bëhet 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Sot edhe ky afat ka skaduar dhe askush nuk ka mundësi ta ushtrojë këtë të drejtë.
KQZ, nga mesnata e kaluar nuk ka të drejtë të realizojë asnjë regjistrim kandidati sepse do të jetë në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe Kushtetutës.
Nga sot ka rënë dekreti i Presidentit për datën e zgjedhjeve në 18 qershor 2017, ndaj duhen bërë përpjekje për një datë tjetër, në përmbushje edhe të kërkesave të opozitës”, u shpreh Bylykbashi.
DRONI.al

Prononcim i plotë i Oerd Bylykbashit për mediat

“Me datë 28 prill në mesnatë ka skaduar afati i regjistrimit për kandidatë në parlamentin e Shqipërisë. Që pas kësaj date, askush nuk mund të regjistrojë më lista. Çdo regjistrim i listave në KQZ do të ishte shkelje e ligjit. Kodi Zgjedhor është shumë i qartë. Listat e kandidatëve të partive politike apo edhe e kandidatëve të pavarur, regjistrohen jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Data e dekretuar e zgjedhjeve është 18 qershor, e cila fillon në orën 00.00 dhe nuk llogaritet në afat, kështu që dita e 50-të përpara kësaj date është data 29 prill në ora 00.00 sot në mëngjes. E për rrjedhojë çdo regjistrim që do të bëhej gjatë ditës së sotme do të ishte i paligjshëm sepse do të ishim para 49-të ditësh e disa orësh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka më asnjë mundësi ligjore të regjistrojë lista. Nëse e bën është duke shkelur ligjin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe askush tjetër nuk ka asnjë mundësi ligjore për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, për të ndryshuar rregullat. Nëse e bën do të jetë haptazi jo vetëm në një paligjshmëri por haptazi edhe në një veprim të njëanshëm politik e partizan që nuk është aspak çudi me qëndrimin që ka treguar deri tani, por kjo do të ishte një paligjshmëri e hapur. E theksoj, nga dita e sotme askush nuk regjistron më lista dhe nga dita e sotme ose më mirë të themi nga mbrëmë në mesnatë ka përfunduar ligjërisht, përveçse politikisht, edhe kjo farsë që u quajtën zgjedhjet e dekretuara më 18 qershor. Praktikisht dhe ligjërisht ka rënë edhe dekreti i Presidentit. E vetmja mënyrë që shqiptarët nga sot e tutje të votojnë të lirë në zgjedhje të lira dhe të ndershme është një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike e cila do ti mundësojë ata në një moment tjetër të votojnë me kushte të tjera dhe jo me këto që imponon kjo mazhorancë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY