Basha: Afati i regjistrimit të kandidatëve ka përfunduar, data 18 qershor për...

Basha: Afati i regjistrimit të kandidatëve ka përfunduar, data 18 qershor për zgjedhjet ka rënë

44
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur sot nga çadra e protestës edhe për afatet e regjistrimit të deputetëve, që sot pritet ti dërgojnë në KQZ, PS-ja dhe LSI-ja, bashkë me aleatët e tyre dhe opozitën e emëruar.
Sipas Bashës, afatet kanë përfunduat në orën 00:00 të datës 28 prill dhe për këtë arsye edhe data e zgjedhjeve, 18 qershor ka rënë.
“Mbrëmë në mesnatë ka skaduar edhe afati i fundit i kodit zgjedhor për regjistrimin e listave zgjedhore të kandidatëve për deputetë.
Bëhet fjalë për partitë e pushtetit partinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Deri tani asnjë prej tyre nuk ka dorëzuar listën emërore të kandidatëve.
Me këtë kat dhe sipas Kodit Zgjedhor të Republikës është asgjësuar 18 qershori si nj datë ligjore për zgjedhje në republikën e Shqipërisë.
Atë që ky bashkim dhe kjo lëvizje ka asgjësuar përmes lëvizjes paqësore.
Ky bashkim duke mos dorëzuar listat shumëemërore e kanë asgjësuar edhe ligjërisht.
Natyrisht në këto 4 vite shkelja e ligjit ka qenë tipari i kësaj qeverisjeje dhe tellalli do të dalë sot me lloj, lloj justifikimesh se data ishte dje dhe jo sot.
Nuk kam ndërmend ta ndjek këtë shfaqje të shëmtuar. Fakti është se këta nuk dua  t’ia dinë as për kod zgjedhor as për Kushtetutë ndaj është në dorën tonë për të vazhduar së bashku.
Ftesa ndaj opozitës PD-së dhe meje personalisht dhe presioni ndaj nesh ka një qëllim: që të bëhemi pjesë e këtij pazari të fëlliqur për nj proces zgjedhor të paracaktuar nga krimi dhe droga.
Ne i kemi thënë jo. Unë i kam thënë jo dhe do ti themi jo deri në fund”, u shpreh Basha midis të tjerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY