Aleatët e PS “nuk ngopen”, Koka: Uroj që Qeverinë e re të...

Aleatët e PS “nuk ngopen”, Koka: Uroj që Qeverinë e re të LSI-së ta dekretojë presidenti Ilir Meta

53
0
Shares

Pas zgjedhjes së Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës, LSI “nuk ngopet” por kërkon edhe qeverinë. Ambicia është shprehur sot prej ministrit Lefter Koka.
Në një prononcim për mediat, ai ka thënë ndër të tjera se uron që Presidenti Ilir Meta të dekretojë kabinetin e parë qeveritar të LSI-së.
“Unë besoj se Meta ka shokë e unë jam një nga ta, që do bëj që LSI të mbajë e të çojë më lart kontributin politik e shoqëror.
Them me bindje e garanci se sot shqiptarët kanë një njeri me integritet që jep siguri kombëtare e rajonale. Unë do i uroja Ilirit shëndet e familjes së tij të ndjehen krenar.
Së fundmi, dua të nënvizoj se ne sot jemi shumë për të dhënë kontributin e nevojshëm politik. Uroj president që të jeni ju që të dekretoni kabinetin e parë të LSI!”, tha Koka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY