Xhelal Mziu i përgjigjet Kryeministrit: PS e dërmoj në Kamëz

Xhelal Mziu i përgjigjet Kryeministrit: PS e dërmoj në Kamëz

81
0
Shares

Kreu i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas vizitës që ai bëri në këtë bashki.

“E pyesim Ramën: Sa legalizime falas ke bërë në Kamëz, Paskuqan dhe Shqipëri?! Jo vetëm që nuk kërkoi ndjesë, por Rama tallet me banorët teksa pohon se e ulën faturën përkatëse edhe për truallin, nëse dikush tregonte që kishte paguar 1 vit rresht energjinë! Ky Kryeministër i ka masakruar banorët e Kamzës dhe Paskuqanit gjatë qeverisjes së tij me faturat e fryra të energjisë, me aksionet dhunuese ndaj tyre, ku nuk ka munguar as shoqërimi në polici, kallëzimi në prokurori për ata që nuk kanë pasur mundësi ekonomike të paguajnë energjinë.

Sa u përket letrave të Lames dhe bashkëpunimit të pretenduar nga Kryeministri mes ALUIZNI-t dhe Bashkisë dhe qeverisë i kujtojmë Ramës se Bashkia Kamëz ka dërguar mbi 135 projekte në qeveri dhe zero financim ka pasur nga qeveria “Rama”. Çdo letër e legalizimit e Artan Lames që ka ardhur në Bashkinë Kamëz ka pasur si qëllim: për të përfituar sekserët e tij (pra kërkesat kanë qenë joligjore, pasi kanë legalizuar objekte jashtë kritereve. Ka sjellë shkresa për t’u llogaritur faturën e pagesës “legalizimeve falas” të qeverisë “Rama”. Janë mbi 20 mijë objekte të palegalizuara ende në Kamëz dhe nuk duan ta bëjnë legalizimin me lekë me këtë qeveri, por falas me PD-në. Kunati i kryebashkiakut Xhelal Mziu nuk e donte legalizimin, nuk e ka paguar vlerën kolosale të legalizimit, është false ajo çfarë bëri Rama sot, është një shoë.

Sa u përket emërtimit të rrugëve, Xhelal Mziu nuk i druhet vetting-ut dhe këtë e di mjaft mirë Rama. Vetting-un nuk e do Kryeministri hajdut. Sa u përket emërtimeve të rrugëve, Kamza ka rrugë Trump-Zhvillim-Drejtësi, qeveria Rama ka emrin Soros-Drogë-Korrupsion.

Kryeministri hakmarrës se në Kamëz hoqi 5 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, duke u mohuar edhe kafshatën e gojës, papunësia është rritur më shumë në këto vite, varfëria është ulur këmbëkryq në Kamëz. Banorët e Kamzës dhe Paskuqanit si të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë që ky Kryeministër mashtrues nuk ka mbajtur asnjë premtim. I kujtojmë Ramës se z. Xhelal Mziu vazhdon që të drejtojë Bashkinë e Kamzës, falë besimit të qytetarëve te platforma dhe puna e tij ndaj dhe Rama e PS kanë shkuar nga humbje në humbje në Kamëz”, përfundon reagimi i Mziut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY