Vlorë, një tjetër kafkë njeriu është gjetur në fshatin Kaninë

Vlorë, një tjetër kafkë njeriu është gjetur në fshatin Kaninë

60
0
Shares

Një kafkë njeriu është gjetur ditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi në fshatin Kaninë, afër vendit ku dje u gjet një tjetër kafkë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia.
Ajo është duke u dërguar për ekspertizë mjeko ligjore.
Ende nuk ka detaje nëse i përket një femre apo mashkulli, dhe i cilës moshë. Pak kohë më parë në vendin ku u gjet kafka u kryen punime për zgjerimin e rrugës.
Më datë 27.04.2017, rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, policia ka konstatuar një kafkë koke njeriu të dekompozuar. Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.
Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale. Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY