VIDEO/ Ilir Meta “e ha turpin me bukë”, ja çfarë kushti kishte...

VIDEO/ Ilir Meta “e ha turpin me bukë”, ja çfarë kushti kishte dikur për tu bërë President

90
0
Shares

Më 18 Korrik 2016 kur ishte i ftuar në studion e Opinion, Ilir Meta deklaronte se nuk mund të bëhet President i Republikës pa konsensusin e opozitës. Sot ai shkon drejt Presidencës me votat e PS dhe LSI dhe pa mbështetjen e PD-së.
Meta ishte i ftuar në emision 3 ditë përpara se të votohej reforma në drejtësi (21 korrik 2016) ku edhe atëherë ishte një frymë politike konfliktuale.

Më poshtë një pjesë nga intervista e Metës 9 muaj më parë për të kuptuar se si ndryshoi qendrimi i tij.



Fevziu: A jeni i kënaqur me qeverisjen?
Meta:
Jam i pakënaqur me frymën konflikutale të ministrave dhe institucione të tjera. Duhet të tregojmë një kulturë shtet-formuese.


Fevziu: A do kërkonit rikompozimin e qeversë pas votimit të reformës?
Meta:
Nuk ekziston një ambicie e tillë. Po bëjmë çdo përpjekje për të arritur konsensusin për 21 korrikun.


Fevziu: Si do vazhdojë koalicioni?
Meta:
Do vazhdojë normalisht


Fevziu: Jeni i kënaqur me koalicion?
Meta:
Koalicioni ka arritjet e tij, por në një vit është shpenzuar energji mediatile për reformën në drejtësi (retorikë). Ishte energji e panevojshme, ndërkohë që na duhet klimë konstruktive.


Fevziu: A do të jeni ju kandidat për President me votat e kësaj maxhorance në mesin e vitit 2017?
Meta:
Duhet të sqaroj se aktualisht jam kandidat për kryetar i LSI sepse kemi votime në parti.


Fevziu: Dakord, por në 2017 a do të kandidoni për president. A keni ambicie?
Meta:
Nuk e besoj, por në çdo rast në të ardhmen, mendoj se President pa konsensus s’mund të jem.


Fevziu: Pra me votat e të gjithëve?
Meta:
Në të ardhmen, jo për 2017…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY