Komisioni i Ligjeve i jep “ok”, Ilir Meta një hap larg “kurorëzimit”...

Komisioni i Ligjeve i jep “ok”, Ilir Meta një hap larg “kurorëzimit” si President

59
0
Shares

Komisioni i Ligjeve i mbledhur sot në orën 15:00  miratoi në unanimitet me 17 vota pro raportin për miratimin e kandidaturës së Ilir Metës për President të Republikës. Sipas këtij raporti Meta i plotëson të gjitha kushtet ligjore dhe kushtetuese për të kandiduar për kreun e shtetit.
Janë 23 firma deputetësh që kërkojnë votat pro Ilir Metës për President të Republikës. Lëvizjes Socialiste për Integrim, i janë bashkuar edhe deputetë të partisë socialiste dhe të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tre raundeve.
Për zgjedhjen e presidentit duhen 71 vota. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY