Elbasan, nis shembja por prishet fadroma, banorët: E zuri haku ynë

Elbasan, nis shembja por prishet fadroma, banorët: E zuri haku ynë

83
0
Shares

Nis shembja e ndërtimeve pa leje në afërsi të Qendrës Spitalore në Elbasan. Por sapo ka nisur objekti i parë , është prishur fadroma.
Banorët shprehen se “e zuri haku ynë”.
Ndërkohë që teknikët po përpiqen ta rivënë në punë, banori që ndodhet një banesë më larg vazhdon të qëndrojë në soletë dhe thotë se kur fadroma të afrohet aty do e sulmojë dhe do hidhet sipër saj. Pritet ndërhyrja e policisë raporton infoelbasani.al. 
Mehmet Zhguni shprehet se do ta ndërmarrë vendimin fatal pasi policia ndërtimore po i prish godinën.
Banori thotë se kjo është një padrejtësi.
“Kam 20 vjet që punoj në Greqi dhe me para ndërtova këtë biznes për të mbajtur familjen me bukë. Këtu nuk ka punë. Në Greqi më mbajtën me bukë dhe me punë. Jam 67 vjeç. Nuk kam çfarë humb”, shprehet  Zhguni.
Policia po negocion që ai të zbresë. Por i moshuari thotë se vetëm i vdekur mund të ulet në tokë.
Objektet do të prishën edhe për 8 kryefamiljarë të tjerë në Qendrën Spitalore të Elbasanit.
mehmet zgumi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY