Fotoja i përket Plazhit të Durrësit pranë Urës së Dajlanit. Në këtë zonë po ndërtohet buzë detit duke hedhur sasi të mëdha betoni. Siç shihet nga fotot punëtoret punojnë të pa shqetësuar.
Për këtë rast Prokuroria e Durrësit ka filluar një hetim kryesisht për akuzën e ndërtimit të paligjshëm, pasi nga asnjë institucion nuk është bërë ndonjë referim pranë organit të hetimit.
Sipas hetimeve të deritanishme ky ndërtim nuk është projekt i bashkisë së qytetit bregdetar, por i biznesi privat në këtë vijë bregdetare.
Burime nga prokuroria e Durrësit thonë se ndërtimi po kryhet nga një hotel i njohur në këtë zonë. Të njëjtat burime thonë se, prokuroria ka kërkuar ndalimin e dy personave inxhiniere të firmës që po kryejnë punimet, për t’i marrë në pyetje.
Por shoqërimi i tyre nuk është bërë ende. Prokuroria thotë se do të kërkojë informacion nga bashkia e Durrësit për të sqaruar mbi çfarë kriteresh dhe arsyet që po ndërtohet buzë detit. Gjithashtu informacion do të kërkohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për të parë se kush institucion është përgjegjës për ndërtimin në këtë zonë.
Për më shumë mund të lexoni dhe …
FOTO SKANDAL/ Vangjush Dako betonizon edhe bregun e detit
/web/FOTO_SKANDAL_Vangjush_Dako_betonizon_edhe_bregun_e_detit_37909_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/