DËSHMITARI/Mësohet kur Meta ishte paracaktuar President

DËSHMITARI/Mësohet kur Meta ishte paracaktuar President

63
0
Shares

Një ndër njerëzit më të afërt të Kryeministrit Rama në vitin 2013, Koco Kokëdhima ka shpjeguar se pse Meta ishte politikani që u zgjodh për President.

Pavarësisht se përshpëritej askush nuk e kishte thënë me siguri se në vitin 2013, pjesa e fshehtë e marrëveshjes parashikonte Ilir Metën President të vendit. Kokëdhima ka luajtur rol të madh në ndërmjestimin mes Ramës dhe Metës për tu bashkuar në 2013.

“Urim për Presidentin Meta!

Sot Ilir Meta u zgjodh President i vendit.

Kjo ishte parashikuar në marrëveshjen PS-LSI të katër viteve më parë. Unë i uroj suksese zotit Meta në këtë detyrë të lartë dhe në sfidën e tij për të qenë një figurë dhe simbol i bashkimit kombëtar.

Ilir Meta dhe LSI janë aq të lidhura me njëra-tjetrën. Opinioni publik pret të mësojë se çfarë roli do të luajë zoti Meta dhe LSI tani për tejkalimin e krizës politike. A do mundet Presidenti i ri të ndihmojë që populli ynë të shkojë i bashkuar në zgjedhjet e sivjetshme?

Nëse shqiptarët do të përçahen në zgjedhje, Meta do të ketë një presidencë të vështirë. Unë uroj që zgjedhja e tij t’i shërbejë ç’tensionimit të situatës dhe bashkimit të popullit në zgjedhjet e përgjithshme”, komenton Kokëdhima.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY