VIDEO/ Papa Francesku: Fuqia është njësoj si të pish xhin me stomak...

VIDEO/ Papa Francesku: Fuqia është njësoj si të pish xhin me stomak bosh

77
0
Shares

IframePapa Francesku i ka surprizuar të gjithë me fjalimin e tij për “Ted Talks”, kur tha se tha se fuqia është “njësoj si të pish xhin me stomak bosh”.
Gjatë deklaratës, ai i bëri thirrje politikanëve, kompanive të mëdha apo liderëve më të mëdhenj në mbarë botën që të veprojnë me përulësi dhe qetësi, pasi ata nuk mund të kontrollojnë të ardhmen e të tjerëve.
Papa dha tre mesazhe të rëndësishme për temën e konferencës “The Future You”, ku ndër to tregonte se e ardhmja do të jetë e suksesshme nëse punojmë të gjithë bashkë.
Më pas, ai i jepte këshilla të gjithëve duke mos e lejuar teknologjinë që t’i verbojë, ndërsa të tjerët vuajnë. Mesazhi i fundit kishte të bënte me qetësinë dhe butësinë që duhet të shpërndajnë njerëzit në mbarë botën.
Kur po fliste në gjuhën italiane, i ulur në një tavolinë, e filloi fjalimin duke thënë, “Sa më të fuqishëm të jeni, aq më shumë duhet të përuleni”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY