Seks për 300 euro në zonat ‘VIP’, dhjetra vite burg për tutorët...

Seks për 300 euro në zonat ‘VIP’, dhjetra vite burg për tutorët dhe vajzën

213
0
Shares

Gjykata e Tiranës dënoi me 20 vjet burg në total dy persona të akuzuar për shfrytëzimin e disa vajzave si prostituta luksi në Tiranë.

“Shërbimet e seksit” për klientët e ndryshëm ofroheshin në hotele në zona “VIP” të kryeqytetit në shuma që varionin nga 100 deri në 300 euro. Në përfundim të gjykimit, një treshe gjykuese e vlerësoi të provuar akuzën “shfrytëzimit të prostitucionit”, në bashkëpunim, për të pandehurit Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka.

Ata u dënuan përkatësisht me 11 dhe 9 vjet heqje lirie. Në të njëjtin gjykim, u fajësua për “prostitucion” e pandehura Aureta B., një nga vajzat e shfrytëzuara dhe për akuzën e “moskallëzimit të krimit” i pandehuri Bledian N., i cili ka shërbyer si taksist për lëvizjen e vajzave në destinacione. Ata u dënuan me nga 6 muaj heqje lirie.

Të katër të pandehurit fituan uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se çështja u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Aureta B. dhe Bledian N. gjykata vendosi përfundimisht lënien e tyre në Shërbimin e Provës për një periudhë 2- vjeçare.

Të pandehurit e kësaj dosjeje u gjykuan në një proces të veçuar nga tre të bashkëpandehurit e tyre, Domenika D., M. N. dhe Hajredin S. Referuar vendimit të gjykatës, të siguruar nga “Panorama”, përveç të pandehurit Nik Gjonikaj, që ka mbajtur qëndrim mohues, të pandehurit e tjerë kanë pranuar akuzën. Ata janë “zbërthyer” para prokurorëve duke rrëfyer rolet dhe funksionet e gjithsecilit në rrjetin e prostitucionit të luksit në kryeqytet. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY